Përdorimi i hotelit nga klientët

Klientët që qëndrojnë në hotel duhet:

  1. Të zbatojnë të gjitha rregullat e hotelit në lidhje me shëndetin, sigurinë etj.


  2. Të mos nxjerrin jashtë hotelit asnjë paisje elektrike pa lejen me shkrim të personit që merret me mirëmbajtjen.


  3. Të mos fusë brenda në hotel asnjë send të rrezikshëm.


  4. Të sillet në mënyrë korrekte dhe të largohet nga hotelin në kohën e duhur.


  5. Të mos fusë privatisht dhe të mos konsumojë ushqime dhe pije alkolike brenda në hotel.


  6. Personi i cili nuk do t’i përmbahet kushteve të mësiperme do të largohet nga hoteli.


Politika e anullimeve, termat dhe kushtet e përgjithshme.

Politika të anullimit:

Anulimi mund të bëhet 4 ditë përpara datës së konfirmuar, në rast të kundërt hoteli do të mbajë shumën e barazvlefshme me natën e parë të rezervuar nga ju.

Mënyra e pagesës :

  1. Cash, pranë Hotel Adriatik Plazh-Durrës ose në Zyrën e Marketingut në Tiranë.


  2. Me transfertë bankare në llogarinë tonë bankare:
    BANKA KOMBETARE TREGETARE, DEGA 2 TIRANE, BANK ACCOUNT NO. 402028804. ADRESA RR. NIKOLLA TUPE, TIRANE, ALBANIA


  3. Me kartë krediti të vlefshme Visa Card, Master, Diners Club dhe American Express, duke dërguar një fax në nr° (+355) 52 60 855, ku klienti të deklarojë emrat e personave që do të qëndrojnë në dhomë, datën e mbërritjes, datën e largimit si dhe shumën që do të tërhiqet nga Karta e Kreditit duke i lejuar hotelit ta bëjë këtë për të garantuar rezervimin. Kjo procedurë do të konsiderohet e vlefshme vëtem nëpërmjet një kopje të Kartës nga të dyja palët.