Pyetjet më të shpeshta

1.  Në cfarë ore bëhet check-in dhe check-out?
     Check-in bëhet në orën 14.00, dhe Check-out bëhet në orën 12.00.

2.  A mund të përdor Kartën e Kreditit?
     Po, ne pranojmë VISA, Master Card, Diners Club dhe American Express.

3.  A keni dhoma në të cilat nuk lejohet pirja e duhanit?
     Po kemi.

4.  Deri në çfarë ore është i hapur Hoteli për check-in?
     Hoteli është i hapur 24 orë, gjithsesi kërkohet që të njoftohet për Check-in më të vonshëm dhe      Check-out më të shpejtë.

5.  Pagesa e dhomës bëhet për person apo për dhomë?
     Pagesa e dhomës bëhet për person.

6.  Ka parking? Nëse ka sa kushton?
     Ka parking të mjaftueshëm dhe ju nuk duhet të paguani asgjë për të.

7.  A mund të përdor Internetin?
     Ju mund të përdorni internetin tek dhoma e biznesit “Marubi”

8.  Si mund të mbërrij në Hotel?
     Merrni autostradën në drejtim të Durresit, 1 Km nga mbikalimi  (nyja Durrës-Port-Plazh),
     përgjatë rrugës së plazhit  në drejtim të Kavajës.


9.  A ka një  restorant në Hotel?
     Ka një bar-restorant që quhet “ Tre Brezat” i cili  ndodhet në katin e pare të hotelit, me pamje
     nga deti dhe është i hapur nga ora  07.00 deri në 24.00.
     Restoranti tjetër quhet “Bukuroshja e Durrësit”  me një menu më klasike. Ndodhet në katin e
     parë me pamje po nga deti.


10.  Përfshihet në pagesën e dhomës edhe mengjesi?
      Po, përfshihet.